FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Spanja/ Juventus prenoton Zidane për në verë

“Juventusi ka kontaktuar me Zidane”. KY është lajmi bujshëm që vjen nga Spanja, e hedhur gjatë programit “El Chiringuito”. Sipas kolumnistit Eduardo Inda, shumë pranë qarqeve të Realit, e ardhmja e “Zizou” është larg Madridit.

Kontaktet me drejtuesit e Juventusit janë shtuar së fundmi. Zidane, përkundër kontratës me klubin spanjoll, që skadon më 2022, është në diskutim dhe mund të largohet nga të bardhët në fund të këtij sezoni.

E ardhmja e “Zizou” varet gjithashtu nga ecuria në Champions, ku Reali do të sfidojë si fillim Atalantën më 24 shkurt. Në të ardhmen e Zidane, sipas “El Chiringuito”, mund të ketë dy mundësi: Juventusi ose ekipi kombëtar francez, atje ku do të zinte vendin e Didier Deschamps.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?