E BUJSHME/ Ramos drejt largimit nga Reali, kërkon një aventurë të re
Nga Spanja po bën xhiron e botës lajmi që Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Mbrojtësi qëndror në këto ditë po mendon për të mbyllur karrierën me “Los Blancos”, për të nisur karrierën në një tjetër klub.
Ramos ka refuzuar gjithmonë propozime nga jashtë, por tashmë duket se ka ndryshuar mendim për të filluar një aventurë të re. Kapiteni i Realit ka vendosur për të ndryshuar ekip pas një përplasje me presidentin Perez, pas eliminimit nga Ajaxi në Champions League.
Ramos prej kohësh është radarin e Manchester United, PSG, por pa harruar as Liverpoolin dhe Juventusin. Problemi më i madh është klauzola e tij në kontratë që shkon në 800 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

