E bujshme/ Taulant Xhaka drejt transferimit në Premier League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, mund të ndjek të vëllanë, Granitin, pasi në janar mund të luajë në Premier League. Faqja “Newcastletoons”, që shprehet se skuadra e Neëcastle duhet të afrojë Taulant Xhakën.

Mesfushori i Kombëtares sonë shihet si futbollisti perfekt për të nxjerrë ekipin nga kriza, teksa ai do të formonte një dyshe të mirë me Jonjo Shelvey, duke i dhënë më shumë ritëm dhe efikasitet mesit të fushës së Newcastle.

Mesfushori 27-vjeçar ka bërë mbi 140 paraqitje me Baselin dhe është një nga lojtarët më të besueshëm të tyre. Taulanti është i njohur për futbollin agresiv në mes të fushës dhe gjithmonë i vendosur për të fituar dyluftimet. Nëse derbi do të realizohet, atëherë do të shohim sërish një derbi edhe në Premier League, pas duelit me kombëtaren.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?