E dhimbshme/ Ylli i Irakut humbet të ëmën, e zëvendësojnë dhe i japin lajmin e trishtë (VIDEO)
Ylli i Irakut, Bashar Reshan zhvilloi një ndeshje fantastike në miqësoren ndaj Argjentinës. 21-vjeçari shkëlqeu në atë ndeshje duke dhuruar spektakël dhe duke rënë në sy për lojën e tij. Në kohën që ai dhuronte magji në fushë, zyrtarët irakianë morën një lajm të dhimbshëm nga familja e tij.
Stafi mori vendimin për ta zëvendësuar pas pushimit të ndeshjes, duke i dhënë dhe lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të nënës së tij gjatë ditës. Iraku do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Arabisë Saudite, por Reshan është larguar nga skuadra, pasi drejtuesit i dhanë menjëherë lejen.
Më poshtë mund të shihni dhe lajmet kur futbollisti i talentuar doli nga fusha në minutën e 71-të i habitur, pasi po zhvillonte një super ndeshje, e cila do të mbetet gjatë në memorien e tij, por me siguri që për keq. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

