FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E frikshme/ Ronaldo merr më shumë se paga totale e 10 klubeve në Seria A

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në Seria A, me 31 milionë euro (neto) pagë vjetore. Portugezi është lojtari më i paguar në historinë e Seria A.

Mes tij dhe të dytit (Higuain) janë edhe 21.5 milionë euro diferencë, ndërsa argjentinasi në Milano fiton 9.5 milionë euro në sezon. Podium përmbyllet nga Dybala-n, me 7 milionë euro në sezon pagë te Juventusi.

Shumë interesant është fakti që Cristiano Ronaldo përfiton më shumë se pagat në total të 10 klubeve italiane, që janë për të gjithë futbollistët e tyre. Portugezi lë pas vendin e dytë në renditje, Sassuolon që paguan 30 milionë euro për të gjithë futbollistët e saj. Cagliari, Genoa, Atalanta, Udinese dhe disa klube të tjera nuk arrijnë as pagën totale të Ronaldos në sezon, një tregues i fuqisë financiare të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?