“Messin e gjeta vetëm, duke qarë si foshnja që humb nënën”

Lionel Messi ka përjetuar momentin më të vështirë të karrierës së tij në vitin 2016, teksa Argjentina u mund me penallti në finalen e Kupës së Amerikës nga Kili. Disfata e dytë pas finales me Gjermaninë, e cila ndikoi shumë keq te ylli argjentinas.

Elvio Paolorosso, ish-ndihmësi i trajnerit Gerardo Martino në atë kohë, ka përshkruar momentin e vështirë që kaloi “10” në orët pas humbjes së dhimbshme.

“Në orën 2 të mëngjesit, ose më pak, shkova që të flija dhe gjeta Messin, e vetëm, absolutisht vetëm, qante si fëmijë që sapo ka humbur nënën. Isha duke gënjyer, pasi vetëm në atë mënyrë mund ta ngushëlloj, e përqafova dhe më pas filluam që të qeshnim”, deklaroi Paolorrosso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ta mbyllur deklarimin e tij, njeriu që shoqëroi “Tata” Martinon edhe te Barcelona, mbrojti Messin duke thënë: “Kam punuar me Messin si te Barcelona dhe Argjentina dhe e vetmja fjalë që më vjen për të është falënderimi. Ai gjithmonë sillej mirë, derisa njoftonte për gjendjen e fushës”. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?