FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E habitshme kjo që ka ndodhur në Itali, nuk luhet ndeshja prej vijës fundore të shtrembër

Nëse vijëzimet e fushës nuk janë të sakta, atëherë me shumë mundësi skuadra pritëse e humbet ndeshjen në tavolinë! Precedentin pritet ta vendosë Manfredonia në Serinë D italiane.

Të dielën, kjo skuadër do të luante në shtëpi me Gravinan, por arbitri kryesor, pas tre orëve reflektim, ka vendosur që ndeshja të shtyhet.

Arsyeja kryesore ishte një vijë fundore e devijuar, që ndryshonte përmasat e zonës, por kishte edhe parregullësi të tjera në përmasat e fushës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e ndeshjes, edhe pse nën presion të madh nga tifozët vendas për fillimin e lojës, nuk kanë lëshuar, por kanë vendosur që ndeshja të mos luhej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë i takon Ligës së Diletanëve të vendosë nëse fitorja do t’i jepet në tavolinë Gravinas, apo ndeshja do të zhvillohet në një datë tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?