E kërkon gjysma e Europës, Dortmundi blindon super talentin deri në vitin 2026
Sporti E Shtunë, 21 Janar 2023 17:44
Borussia Dortmund ka arritur që të bindë super talentin Youssoufa Moukoko për të rinovuar kontratën.
18-vjeçari i kërkuar nga gjysma e Evropës, ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me klubin gjerman deri më 30 qershor 2026.
“Nuk është sekret që ndihem mirë në BVB. Kam luajtur në ekipet e të rinjve, kam bërë hapat e mi të parë në futbollin profesionist këtu dhe tani jam gati të hedh hapin tjetër”, deklaroi Moukoko.
KOHA JONË SONDAZH

