E konfirmojnë dhe kompanitë e basteve, Guardiola thuajse i Juventusit
Juventus e ka kthyer në një telenovelë të vërtetë zgjedhjen e trajnerit për sezonin e adhshëm. Skuadra bardhezi ka pushtuar mediat ndërkombëtare, teksa është në kërkim të një emri të madh.
Në ditët e fundit është përfolur për një marrëveshje me Pep Guardiolën për një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 24 milionë euro në sezon.
Kompanitë e basteve kanë reaguar menjëherë në faqet e tyre, teksa kuotat kanë zbritur nga 9.00 në 1.50, duke dëshmuar se strategu spanjoll është pranë bardhezinjve. Pas tij qëndron Sarri me kuotën 5.00 dhe Jose Mourinho me kuotën 7.00. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

