E kryer/ Manchester City transferon për 65 milionë euro mesfushorin e Rennes
Pep Guardiola nuk e ka mbyllur merkaton në hyrje. Trajneri i Manchester City-it ka kërkuar një përforcim të fundit për të zëvendësuar Riyad Mahrez nga skuadra e Al Ahli.
Bëhet fjalë për Jeremy Doku. Sipas Sky Sports UK, anësori belg do të zbarkojë sot në Manchester për të kryer vizitat mjekësore.
Është një operacion që arrin shifrën e 65 milionë eurove, që do të shkojnë në arkat e skuadrës së Rennes, e cila në sezonet e fundit është kthyer në specialiste për të zbuluar talente të rinj. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

