FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E mërkura e zezë për Arthur, në stol ndaj Liverpoolit dhe me hajdutët në shtëpi

Asnjë minutë në fushën e lojës dhe shtëpia që po grabitej nga hajdutët. Në nivelin personal, ka qenë një e mërkurë për t’u harruar për mesfushorin e Barcelonës, Arthur. Gjatë ndeshjes së Barcelonës, dy burra të maskuar u futën në shtëpinë e brazilianit dhe kërcënuan vëllanë e tij me kaçavidë, duke vjedhur bizhuteri dhe një rolex. Lajmi është raportuar nga “El Taquígrafo”.

Në shtëpi ishte vetëm i vëllai, i cili po shikonte gjysmëfinalen e parë në Champions League nga televizioni. Sipas të dhënave të para, dy kriminelët shfrytëzuan një nga dritaret e jashtme të shtëpisë për të hyrë në brendësi. Pasi hynë brenda, ata kërcënuan djalin me vdekje duke i vënë një kaçavidë në fytyrë. Policia lokale heton çështjen. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?