E pabesueshme/ Brazil-Argjentinë nis me sherr, gjyqtari dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes (VIDEO)
E pabesueshme ajo që po ndodh në ndeshjen Brazil-Argjentinë. Super dueli mes dy nga kombëtareve më të mëdha ka nisur me sherr masiv mes zyrtarëve të ndeshjes, teksa janë përfshirë pjesëtarë nga të dyja ekipet.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku, por një nga organizatorët e duelit ka ndërprerë ndeshjen. Gjyqtari më pas ka dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Autoritet shëndetësore kanë kërkuar që katër futbollistë që nuk kanë respektuar karantinën te Argjentina të dalin nga fusha dhe ky ka qenë shkaku i incidentit.
https://twitter.com/i/status/1434596125525397505
KOHA JONË SONDAZH

