E pabesueshme/ Cassano rikthehet sërish në fushat e blerta, ja ku do të luajë

Legjenda italiane e futbollit Antonio Cassano kthehet në futbollin italian. 36-vjeçari, që u shkëput prej më shumë se një viti nga futbolli elitar paralajmëroi në verë se do të rikthehej të luante sërish, por këtë herë jo në Serinë A. Klubi Virtus Entella dha lajmin e rëndësishëm me anë të një komunikate në “Twitter”. Midis lojtarit dhe skuadrës nuk do të ketë marrëdhënie kontraktuale.

Cassano luajti për herë të fundit ndeshje zyrtare në 2017 me Sampdorian dhe në fund të sezonit ai dhe klubi nuk pranuan ta rinovonin kontratën. Më pas ai u stërvit me ekipin e Veronës, por u largua menjëherë pasi nuk ra dakord me kushtet e klubit.

Ish-sulmuesi i disa ekipeve të mëdha si Roma, Real Madrid, Milan, Inter dhe Sampdoria, ka pasur një talent të madh, por që nuk arriti ta shfrytëzonte në mënyrën më të mriz për shkak të karakterit të tij shumë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?