E pabesueshme/ Media e njohur angleze: Një skuadër shqiptare kërkon talentin e M.United!

Një skuadër shqiptare ka shfaqur interes për shërbimet e Mason Greenwood. Mund të duket e pabesueshme, por kështu raporton prestigjozia britanike TalkSport.

Sulmuesi do të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi që anglezi do të vazhdojë karrierën larg “Old Trafford” pas investigimit të detajuar mbi lojtarin.

21-vjeçari u arrestua mbi dyshimin për përdhunim në janar të 2022. Megjithatë, akuzat mbi të ranë në shkurt të këtij viti, me Greenwood që u deklarua i pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greenwood will continue his career away from Old Trafford

Swiss Digital Mobile Reklama

Që pas atij moment, Manchester United hapi një investigim të brendshëm, teksa pak ditë më parë dolën në përfundimin që vendimi më i mirë për të dyja palët është ndërprerja e bashkëpunimit.

Greenëood është lidhur shumë me një kalim në Saudi Pro League me Al Ettifaq, që drejtohet nga Steven Gerrard. Por, TalkSport mëson që edhe një skuadër shqiptare, e pazbuluar ka shprehur interesim për anglezin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?