E pabesueshme/ Në Skoci vetëm gjyqtarët nuk e kuptojnë që është shënuar gol (VIDEO)

Nuk kanë fund çudirat në botën e futbollit, teksa në ndeshjen e Championshipit skocez mes Patrick Thirstle dhe Morton, ka ndodhur një gjë e pabesueshme.

Skuadra vendase arriti të shënonte golin e dytë, pas një goditjeje brenda zonës, por gjyqtari kryesor dhe anësori nuk e dalluan që topi kishte kaluar vijën fatale. Në një kohë kur futbollistët vendas po festonin ndërsa miqtë ishin dorëzuar e po i drejtoheshin mesit të fushës për rifillimin e lojës, kryesori dhe anësori duken qartë se nuk kanë vërshëllyer dhe as sinjalizuar për gol dhe në fund akordojnë rivënie anësore.

Një moment i pabesueshëm, pasi topi dukej qartë që kaloi vijën e portës, madje preku dhe rrjetën, gjithsesi anësori dhe arbitri kryesor duket se ishin në gjumë në ato momente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?