E pabesueshme/ Neymar rrezikon skualifikimin për shkak të sjelljes vulgare në shtëpi
Neymar e shijoi nga divani i shtëpisë së tij super ndeshjen e së martës mes Barcelonës dhe PSG, e cila u mbyll 1-4 për parisienët. Brazilianin e kanë tradhtuar nervat në golin e mikut të tij Messi, në një penallti që ai e quajti inekzistente.
“Kjo penallti është qesharake”, në postimin në Twitter që do ta fshinte më vonë. Më tej ai shtoi edhe një koment tjetër “gol m***”, e cila në fakt është ende publike.
Neymar edhe pse nga shtëpia e tij rrezikon një skualifikim prej dy ndeshjesh. Kodi i disiplinës në UEFA parashikon sanksione në rast të “fyerjeve ose sjelljeve të tjera që shkelin rregullat themelore të sjelljes”. Në këtë mënyrë Neymar do të mungonte si në sfidën e kthimit, ashtu edhe në të parën e çerekfinaleve me kalimin e turit.

KOHA JONË SONDAZH

