FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pabesueshme/ Nga 3-0 në 3-3, Barcelona shokohet në fund nga Celta Vigo (VIDEO)

Barcelona shpërdoron një mundësi të artë për t’u rikthyer te fitoret në La Liga. Skuadra katalanase, për momentin pa trajner, shpërdoroi një avantazh të trefishtë, duke barazuar 3-3 ndaj Celta Vigos.

Blaugranët zhvilluan 45 minutat e para mjaft të mirë, duke shënuar plotë tri gola, por pjesa e dytë ishte një “errësirë” e vërtetë për ta.

Ansu Fati fillimisht dhe më pas një gol i bukur nga Busquets dhe Depay i shkaktuan jo pak dhimbje koke vendasve. Në pjesën e dytë, Celta Vigo zgjohet duke shënuar fillimisht me Iago Aspas dhe më pas rihap sfidën me Noliton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Iapo Asas me goditjen e fundit e dërgoi topin në cepin e portës duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Ter Stegen. Barcelona mbetet në vendin e 10-të me vetëm 16 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?