E pabesueshme, PSG nuk kërkon të fitojë titullin kampion?!
Paris Saint-Germain, praktikisht por jo matematikisht, e ka siguruar titullin kampion në Francë. Gjithsesi mesa duket skuadra e Tuchel, ka vendosur për të mos festuar kaq shpejt.
Gjithçka filloi në ndeshjen kundër Strasburgut më 7 prill. Strategu gjerman la në stol në atë ndeshje Draxler dhe Mbappé, ndërkohë që Cavani dhe Neymar ishin të padisponueshëm për shkak dëmtimesh. Në mesfushë luajtën çuditërisht dy mbrojtës krahu, Bernat dhe Dani Alves, ndërkohë që në sulm u rreshtuan Eric Maxim Choupo-Moting dhe talenti Nkunku. Ndeshja përfundon në 2-2, falë edhe kontributit të zëvendësuesve Draxler dhe Mbappé.
Edhe më keq shkuan gjërat të dielën e kaluar, teksa në ndeshjen ndaj vendit të dytë Lille, i besoi Mbappe dhe Draxler, ndërkohë që nuk kishte Thiago Silva dhe Verrattin. PSG u shkatërrua me rezultatin e thellë 5-1, duke konfirmuar formën shumë të dobët në këtë fund sezoni.
Dje në mbrëmje parisienët kishin shansin e radhës për të siguruar matematikisht titullin, por asgjë nuk shkoi mirë. Mungesa e Mbappe ishte problemi kryesor, ndërkohë që sulmi ju besua sërish Nkunku dheChoupo-Moting. Nantes fitoi me rezultatin 3-2, duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi PSG.
Çfarë fshihet pas këtij kolapsi të parapritur të parisienëve? Ndoshta mungesa e motivimit të ardhur në një kampionat që u mbyll shumë shpejt prej tyre, ndërkohë që eliminimi në Champions ju dha një goditje të fortë. Tuchel po eksperimenton shumë dhe po aktivizon shumë të rinj, për të gjetur ndonjë talent të rinj, që mund ta përdor në sezonet në vijim. /Rozalb Lika-Koha Jone/



KOHA JONË SONDAZH

