E pabesueshme/ “Shqiponja” zgjidhet fjala e vitit në Zvicër

Shqiponja ka qenë një fjalë e përdorur shpesh gjatë vitit 2018 në Zvicër, sidomos gjatë muajit të kampionatit Botëror 2018. Pas ndeshjes me Serbinë, ku Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre duke bërë simbolin kuqezi me duar, mediat sportive vlonin nga debati lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, habia vjen nga juria e Shkollës së Lartë e Zürichut për Shkenca Aplikative e cila  ka zgjedhur fjalën “Doppeladler” (Shqiponjë) si fjalën e vitit në Zvicër.

Në njoftimin e tyre thuhet:“Në vitin 2018 shqiponja ka qenë e pranishme gjithandej dhe është shfaqur në përditshmërinë e Zvicrës; me debatet mbi të do të merremi edhe një kohë të gjatë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?