E pabesueshme/ Talenti 18-vjeçar i Dortmund është lojtari më i vlefshëm në Bundesligë
Borussia Dortmund e ka nisur me ritëm të frikshëm këtë sezon në Bundeslige duke qenë në krye të renditjes, madje edhe me 9 pikë më shumë se skuadra e Bayern Munich. Një meritë të madhe për këtë super sezon ka edhe talenti Sanchi, i cili edhe pse 18 vjeç, ka arritur që të shfaqë të gjitha vlerat e tij.
Falë paraqitjeve fantastike, 18-vjeçari tani vlen 70 milionë euro sipas Transfermarkt, në fillim të sezonit ishte vetëm 15 milionë euro. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një rritje çmimi kaq gjigante në Bundesliga. Së bashku me yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowski (po ashtu 70 mln euro), Sancho është kthyer në lojtarin më të vlefshëm të kampionatit.
Kujtojmë se ai u ble në vitin 2017 nga Manchester City vetëm për shifrën e 7.8 milionë eurove. Një shifër qesharake kur shikon veprimet e tij spektakolare në fushën e lojës.
KOHA JONË SONDAZH

