FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E papritur/ Floyd Mayweather vendos për të ardhmen

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather, deklaron se rikthimi në ring do të jetë një rrezik i madh për jetën e tij. Në një intervistë për “CNN Talk Asia”, boksieri 41 vjeçar komentoi karrierën e tij dhe ofertat të cilat i vijnë.

“E di që nuk jam i përkryer. Kam bërë gabime në jetën time, por vetëm Zoti mund të më gjykojë. Nuk ka rëndësi se sa para bën, por se si i investon ato. E rëndësishme është që t’i bësh paratë të punojnë për ty”.-tha fillimisht boksieri me famë botërore.

Sa i përket të ardhmes në ring, Mayweather shtoi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë besoj tek vetja ime, në aftësitë e mia, besoj te talenti që kam. Dhe mbi të gjitha besoj tek puna jashtëzakonisht e fortë që bëj për t’u stërvitur. Kjo më ka ndihmuar gjithnjë në karrierën time, ndaj nuk dua ta shkatërroj këtë reputacion”.-shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mayweather ka një karrierë brilante në boks, teksa ka arritur të fitojë plot 50 takimet si profesionist, duke mos shënuar asnjë humbje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?