FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pazakontë/ Në Francë trafikojnë drogë me foton e Cristiano Ronaldos

Popullariteti ndonjëherë mund të sjellë edhe shaka aspak të këndshme. Cristiano Ronaldo është një nga atletët më të famshëm në botë, bashkë me Messin, konsiderohen dy futbollistët më të mirë në botë.

Sulmuesi portugez së fundmi ka përfunduar në qendër të vëmendjes në një ngjarje të pazakontë. Në Marsejë, xhandarët kanë kapur gjysmë kilogram kanabis të mbështjella dhe të paketuara, teksa mbi ta ishte stampuar fotoja e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez ka shumë fansa edhe në Francë dhe kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja se përse një foto e tij ka përfunduar në paketimet e drogës. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një taktik për të diferencuar cilësinë e drogës. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?