E pyesin kush është më i miri në botë, përgjigja e Toni Kroos është epike

Cristiano Ronaldo, Luka Modriç dhe Mohamed Salah, janë tre futbollistët e kandiduar për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë.

Si gjithmonë, përzgjedhja që bëhet për trofeun “The Best FIFA Men’s Player”, krijon polemika.

Dyshimi më i madh për këtë vit, ishte lënia jashtë kësaj tresheje e yllit të Barcelonës Leo Messi-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi fansat e futbollit janë të interesuar rreth mendimit që futbollistët e tjerë kanë se kush do të fitojë trofeun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pyetje e tillë i është bërë edhe mesfushorit të Real Madrid, Toni Kroos në “Twitter”.

Kur atij iu kërkua të caktonte fituesin, ai u shpreh:

Pse, unë jam jashtë listës?”

Me sa duket gjermani ka ngelur i pakënaqur me FIFA-n për lënien jashtë treshes dhe në këtë mënyrë shmang edhe polemikat që do bënte deklarata e tij nëse do caktonte një fitues.

Kujtojmë se ai është shok skuadre me Luka Modriç dhe ish-bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon, i cili luan tani me Juventusin.

Përzgjedhja e njërit prej tyre me siguri do shkaktonte pakënaqësi te tjetri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?