E rrallë/ Boksieri ikën nga ringu pak sekonda para duelit (VIDEO)

Një episod i rrallë ka ndodhur mbrëmë në Amerikë. Boksieri profesionist, Curtis Harper u skualifikua në ndeshjen ndaj nigerianit, Efe Ajagba. Kur gjithçka ishte gati për përballje, Harper la ndeshjen duke kaluar litarët e ringut para qindra shikuesve.

Menjëherë gjyqtari e shpalli fitues kundërshtarin e tij pasi u llogarit si dorëzim i duelit. Pas kësaj ngjarje, Harper ka deklaruar se e ka bërë këtë veprim pasi që ai nuk po paguhej aq sa meritonte, dhe se nuk deshi që të boksonte.

Ky është një ndër rastet e rralla kur një boksier braktis duelin ende pa filluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?