E rrallë/ Flamuri bllokon kamerën dhe nxjerr jashtë loje sistemin VAR
Një moment interesant është shënuan në ndeshjen mes Aves dhe Boavista.
Kur po luhej minuta e 70-të vendasit shënuan golin e tretë, por u desh ndihma e VAR, për shkak të një pozicioni jashtë loje të dyshimtë. Arbitri kërkoi ndihmën e VAR-it, por kur shkon të kontrollojë në ekran pamjet, vjen surpriza.
Në momentin e asistim vendimtar, telekamera ishte e mbuluar totalisht nga një flamur gjigant i Boavistës, që valëvitej në tribunë dhe zënë planet e kamerës, që praktikisht nuk e kishte kapur fare momentin e golit.
Në fund arbitri Fábio Verísimo e ndau mendjen, gol i rregullt.
KOHA JONË SONDAZH

