E rrallë/ Kukësi shkarkon trajnerin kur po jepte intervistën pas ndeshjes

Humbja në Krujë, i ka kushtuar shtrenjtë rëndë trajnerit Ramadan Ndreu i cili është shkarkuar nga detyra. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit verilindor, që e ngarkon trajnerin me përgjegjësi të plota për humbjen e ditës së sotme.

Në kohën që Ndreu po jepte prononcimin e tij për ndeshjen, klubi ka vendosur ta shkarkojë duke mos e vënë në dijeni për atë që po ndodhte.

“FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Trajneri nuk menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka pasur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun”, shkruhej në njoftim klubin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?