E shkarkoi dy ditë më parë, Salernitana rikthen në krye të ekipit trajnerin Nicola
Davide Nicola, pas humbjes shumë të rëndë 8-2 ndaj Atalantës u shkarkua 2 ditë më parë nga stoli i Salerintana-s. Gjithsesi sot skuadra italiane ka vendosur që ta rikthehej sërish në kry të ekipit pas një vendimi të bordit drejtues. Trajneri 49-vjeçar ka shpjeguar këtë situatë të pazakontë përmes një postimi të tij në mediat sociale.
“Unë do t’ju them të vërtetën. Dje mora një telefonatë nga presidenti Iervolino. Në metodat e tij, të cilat janë gjithmonë të mrekullueshme dhe miqësore, ai më shpjegoi arsyet e vendimit të tij të dhimbshëm, që duhej të merrte për të nxjerrë në pah ndërprerjen pas një disfate nga Atalanta në Bergamo. Kërkova falje, duke marrë përgjegjësinë për një paraqitje që nuk ishte mjaft e mirë dhe humbjen e rëndë që rezultoi. Unë besoj në këtë ekip dhe njerëzit e tij dhe këtë klub të madh.
I kërkova me forcë presidentit që të rishqyrtojë vendimin e tij duke e ditur se ai ka të bëjë me një shpirt njerëzor që ka një ndjeshmëri të thellë ndaj mirëkuptimit dhe dëshiron fort të ndërtojë një futboll ndryshe. Unë e dua klubin. Presidenti na ka dhënë gjithmonë pasion, personalitet dhe dëshirë për të arritur qëllime të pamundura. Ai beson me vendosmëri se kur njerëzit shtyjnë në të njëjtin drejtim, ata mund të bëjnë gjëra të mëdha. Falënderoj Presidentin që më ftoi, kjo do të thotë se futbolli i ri është i bërë me pasion dhe zemër dhe dua t’ia kthej besimin me gjithë dashurinë time”, tha ai.
Nikolla mori drejtimin teknik tëj Salernitanës në shkurt të 2022 dhe i shpëtoi për një pikë vitin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

