FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E thonë statistikat, Juventusi është ekipi i vetëm perfekt në Europë këtë sezon

Afrimi i Cristiano Ronaldos gjatë kësaj vere, e ka kthyer Juventusin në një skuadër perfekte si në Itali ashtu edhe në Europë. Bardhezinjtë për momentin janë ekipi më në formë nga të gjitha kampionatet kryesore. Duke parë udhëtimin që kanë bërë në këtë fillim-sezoni, bardhezinjtë janë e vetmja skuadër në kontinentin e vjetër, që ka mundur të fitojë të gjitha ndeshjet e luajtura, konkretisht 6 në kampionat dhe një në Champions me Valencian.

Nëse shohim rivalet e saj më të forta në Europë, në Spanjë, Barcelona është ndalur në mesjavë nga Leganes (më parë në barazim edhe nga Girona, ndërsa ka mundur në Champions PSV-në) dhe Reali i Madridit gjithashtu nga Sevilla (barazim edhe ndaj Bilbaos, ndërsa ka fituar në Champions me Romën). Në Gjermani, Bayerni gjithashtu është ndalur, këtë mesjavë nga Augsburgu, ndonëse fitoi Superkupën e Gjermanisë me Frankfurtin dhe debutimin në Champions me Benficën.

Në Francë, PSG-ja ka fituar gjithçka në kampionat dhe Superkupë, por në Europë u mposht nga Liverpooli. “Të kuqtë” dukeshin perfekt me 6 fitore në Premier League dhe në Champions, e panë veten që të mposhteshin në Kupën e Ligës nga Chelsea, mbrëmjen e së mërkurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?