FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E veçantë/ Miqësorja Angli-Zvicër do të transmetohet bardhezi, ja arsyeja

Miqësorja e ditës së nesërme mes Anglisë dhe Zvicrës do të jetë e veçantë për sa i përket transmetimit në televizion. Sipas asaj që njofton “Sky Sport” takimi do të transmetohet në bardhezi. Bëhet fjalë vetëm për fillim e takimit, ekzaktësisht 25 sekondat e para. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Leicesterit, “King Poëer”.

E gjitha kjo bëhet për të mbështetur një fushatë të “Kick Out” që është një organizatë kundër racizmit e krijuar që në 1993 nga federata angleze, shoqata e futbollistëve anglezë dhe disa organizata të tjera që kanë në bazë të drejtat e njeriut. Në 25 vite kjo fushatë ka kryer shumë aktivitete me qëllim edukimin e fëmijëve për të ulur incidente të diskriminimit racor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?