Edicioni i ardhshëm në kupat europiane, faza eliminatore me ndeshje teke
Mes vendimeve që UEFA mori në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv ishte edhe ai për startin dhe formatin e Champions League 2020-2021, ku do të luhet fillimisht faza paraeliminatore. Afati përfundimtar për federatat europiane për të dorëzuar emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet e sezonit të ardhshëm do të jetë data 3 gusht për UEFA Champions League dhe UEFA Europa League
Ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të luhet me ndeshje teke në ndryshim nga më parë kur luheshin me sistem vajtje-ardhje, me përjashtimin e vetëm për play-off të UEFA Champions League që do të mbetet me sistemin vajtje-ardhje. Shorti do të jetë ai që do të vendosë se kush skuadër do të luajë në stadiumin e tij ndeshjen teke.
Kalendari i ri i fazës kualifikuese dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:
UEFA Champions League 2020-2021
Raundi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht
Raundi i parë kualifikues: 18-19 gusht
Raundi i dytë kualifikues: 25-26 gusht
Raundi i tretë kualifikues: 15-16 shtator
Play-offs: 22/23 dhe 29/30 shtator
Faza në grupe: 20/21 dhe 27/28 tetor, 3 dhe 24/25 nëntor, 1 dhe 8/9 dhjetor
UEFA Europa League 2020/2021
Raundi paraeliminator: 20 gusht
Raundi parë eliminator: 27 gusht
Raundi dytë eliminator: 17 shtator
Raundi tretë eliminator: 24 shtator
Play-off: 1 tetor
Faza në grupe: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 6 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor
Shorti për fazën në grupe të sezonit 2020/2021 i UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të zhvillohet në Athinë në 1 dhe 2 tetor 2020.
KOHA JONË SONDAZH

