Efekti Brexit, rregullorja e re penalizon skuadrat e mëdha

Pasojat e Brexit ende nuk janë ndjerë në Premier League, teksa shumë shpejt do të marrë edhe formë një reformë e thellë. Dalja e Britanisë së Madhe nga Unioni Europian zyrtarisht do të vijë më 29 mars 2019. Gjatë ditëve të fundit janë shpeshtuar takimet mes institucioneve të futbollit anglez për të kuptuar se cilat do të jenë pasojat me ndikim afatmesëm dhe afatgjatë. Çdo modifikim, gjithsesi, nuk do të ndodhë menjëherë, sepse ka ende kohë për të hyrë në fuqi deri në fund të vitit 2020.

Aspekti që mund të prishë dinamikën e merkatos së futbollit europian është kufizimi i numrit të të huajve në skuadrat e angleze. Federata e Futbollit do t’u paraqesë 20 presidentëve të Premier League-s një plan konkret që parashikon reduktimin e numrit të lojtarëve jo anglezë nga 17 në 12. Synohet që gjysma e organikës së klubeve angleze të përbëhet me lojtarë autoktonë ose të rritur në akademitë e tyre.

Në Premier League më shumë se 13 skuadra kanë mbi 12 të huaj në përbërje. Deri në këto momente të sezonit, vetëm Burnley dhe Bournemouthi u kanë dhënë më shumë minuta në dispozicion lojtarëve anglezë. Sipas “Times”, në Premier League janë federuar 268 lojtarë jo anglezë, që me hyrjen në fuqi të rregullores së re 28 futbollistë nga kjo shifër do të duhet të luajnë në një kampionat tjetër të Unionit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?