Ekipi i basketbollit të Vllaznisë me president dhe trajner të ri

E nisi keq sezonin dhe nga ekip kampion, Vllaznia e basketbollit u zhyt në krizë me 6 ndeshje të luajtura dhe të gjitha të humbura.

Atëherë kur u duk se nuk ka dritë në fund të tunelit, shkodranët u bënë me president të ri Alban Xhaferrin, e bashkë me të edhe me trajner.

Zyrtarisht kroati Neven Plantak është trajneri i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj dhe prezantimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Krah tij, skuadrës i janë bashkuar edhe tre bashketbollistë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për Michael Hundley, Austin Dasent dhe Malik Carter. Ish- basketbollisti i njohur Altin Halili, i cili ka marrë postin e drejtorit teknik, shprehet optimist për ecurinë në javët e ardhshme, duke shpresuar që Vllaznia do dalë sa më shpejt nga kriza ku ndodhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre basketbollistët vijnë për herë të parë në Shqipëri. Hundley luan në pozicionin 4 dhe 5 dhe është 2.06 m i gjatë, Austin Dasent luan në poziconet 2 dhe 3 ndërsa Malik Carter luan në pozicionet 1 dhe 2.

Drejtuesit e klubit kanë në plan të bëjnë edhe rikthime në radhët e ekipit, si Ervin Bërdicën e Herion Fasline, dy basketbollistë shkodranë që luajnë në skuadra të tjera.

Fillimisht synohet mbijetesa në Superligë e më pas mundësia për të siguruar katërshen dhe dueluar për titull, ashtu siç ka bërë për vite me radhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?