El Pais: 11 të plagosur gjatë intervistës së Iniestës në një emision televiziv

Të paktën njëmbëdhjetë persona janë plagosur ditën e sotme pas rënies së një tribunë gjatë regjistrimit të programit “Chester”. Ata ishin ulur në një tribunë të improvizuar në një fushë sportive në një nga lagjet e Barcelonës, ku duhej të intervistohej Andres Iniesta.

Mesfushori spanjoll ishte ftuar për të folur rreth të ardhmes larg katalanasve dhe për këtë arsye, në lagjen e Poble-sec, në Barcelonë, ishte ndërtuar një tribunë spektatorësh në një fushë sportive, ku të pranishmit do të ndiqnin intervistën e futbollistit.

Regjistrimet e emisionit janë anuluar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spital. Pas incidentit, vetë lojtari ka dërguar një mesazh mbështetje për për të plagosurit në llogarinë e tij në Tuiter:”Pas lajmit tronditës që mora këtë mëngjes, dua të dërgoj një mesazh mbështetës dhe inkurajues për të gjithë ata që ishin aty sot dhe pritën. Shpresoj që të plagosurit të shërohen sa më parë, një përqafim për të gjithë”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?