FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eliminimi në fazën e grupeve, ja sa i kushtuar Interit dhe Napolit

Eliminimi që në fazën e grupeve në Champions League, ka pasur kostot e tyre në arkat e Interit dhe Napolit, që humbën dy shanse të arta në ndeshjet e fundit. Skuadra e Spalletti-t bëri “vetëvrasje” duke barazuar ndaj PSV, ndërkohë që ekipi i Ancelotti-t nuk mundi që të merrte një rezultat pozitiv në “Anfield Road”.

45.4 milionë euro kanë përfunduar në arkën e Napol-it, ndërkohë që tek Inter kanë përfituar 56.2 milionë euro nga faza me grupe e Champions League. Pjesëmarrja ne 1/8 e Champions League do të kishte sjellë rreth 15 milionë euro mes shpërblimeve dhe të ardhurave të stadiumit. Sa kushton rënia në Europa League? Mjafton t’i hedhim një sy shpërblimeve për të krijuar një ide.

Kualifikimi në 1/16 vlen 500 mijë euro, që shkojnë në 1.1 milionë në rast se kalohet në 1/8 dhe 1.5 milionë nëse vjen kualifikimi në çerekfinale. 2.4 milionë euro fitohen me daljen në gjysmëfinale, ndërs anë finalen e Bakut vlen 4.5 milionë, plus 4 milionë të tjera që shtohen në rast se fiton Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mbaron këtu, sepse fitorja në Azerbajxhan do të garantonte edhe një shumë tjetër parash: 3.5 milionë euro që përftohen nga pjesëmarrja në Superkupën e Europës verën e ardhshme. Një total prej rreth 18 milionë eurosh. Një shifër sigurisht shumë e vogël nëse e krahason me përfitimet në Champions, por që garanton një shumë të mirë për të mbetur në vëmendje në futbollin evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?