Eliminimi nga Zvicra në Evropian, Franca merr vendimin për Deschamps
Pavarësisht eliminimit në raundin e 1/8 të Kampionatit Europian, Didier Deschamps do të mbetet në krye të kombëtares së Francës edhe për Kupën e Botës 2022.
Kjo u konfirmua nga presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet në një intervistë për ‘Le Figaro’: “Ai do të jetë trajneri i Francës në Katar, çështja u zgjidh brenda tre minutash, dëshira e tij për të vazhduar është shumë e fortë, e imja ishte gjithashtu. Nuk kishte diskutim.”
Dy turnetë e fundit të mëdhenj për Didier Deschamps kanë qenë shumë të ndryshëm. Në Rusi, Franca u paraqit me një ekip të ri por konkurrues dhe më pas, edhe falë shpërthimit të Mbappè dhe turneut të shkëlqyer të Griezmann, ata fituan, ndërsa në Euro 2020, “gjelat” arritën si favoritë të mëdhenj, por dështuan ndaj Zvicrës, duke eliminuar në fazën e 1/8-ve.
Edhe pse Zidane është i lirë dhe pa skuadër, për momentin presidenti i Federatës franceze FFF Le Graet i beson ende më shumë Deschamps.
KOHA JONË SONDAZH

