Empoli i Veselit turpëron Napolin dhe i bën një nder Juventusit (VIDEO)

Empoli bën surprizën e madhe në javën e 30-të në Seria A duke i shkaktuar një humbje Napolit. Skuadra e Veselit fitoi 2-1, duke mbajtur gjallë shpresat për të shpëtuar nga rënia në Seria B, pasi tashmë gjenden në vendin e 17-të.

Starti ishte fantastik për vendasit që gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 28-të me Farias, i cili u ndihmua edhe nga një devijim i Zielinskit. Do të ishte ky i fundit që do të rivendoste baraspeshën një minutën nga fundi i pjesës së parë me një super gol nga distanca.

Në fillimin e pjesës së dytë në minutën e 52-të, Di Lorenzo realizoi me kokë pas një goditje dënimi. Empoli ruajti fitoren deri në fund, duke rrëmbyer 3 pikë shumë të rëndësishme, ndërkohë që Napoli mbetet tashmë 18 pikë larg Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?