Enis Bardhi ndal Atletico Madridin me një super gol (VIDEO)

Atletico Madrid bën një tjetër ndalesë në La Liga, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Levantes. Enis Bardhi do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 17-të me një aksion të bukur të iniciuar prej tij dhe të mbyllur në mënyrën më të mirë.

Atletico Madrid reagoi që në pjesën e parë duke gjetur barazimin me Llorenten. Mbrojtësi i Los Colchoneros u ndihmua dhe nga një devijim për të realizuar.

Në fraksionin e dytë skuadra e Simeones kërkoi me ngulm dhe golin e fitores, por portieri Airtor Ferndnadez ishte në një mbrëmje fantastike. Në krahun tjetër edhe Oblak u impenjua në fund me një pritje të bukur. Me këtë barazim Atletico mbetet në krye me 55 pikë, 6 më shumë se Reali, por dhe me një sfidë më shumë për të rikuperuar.  /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?