Enrique: Mund t’i kisha vrarë lojtarët në pushimin e ndeshjes

Luis Enrique ishte shumë i nervozuar me lojtarët e tij në pushimin e ndeshjes Spanjë-Angli, pasi në përfundim të pjesës së parë skuadra e tij u mund 0-3.

“Bëmë shumë gabime. Në pushimin e ndeshjes mund të kisha vrarë lojtarët e mi, por jo. U solla shumë mirë”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes së përfunduar me rezultatin 2-3.

Për anglezët shënuan Sterling dy herë dhe Rashford, ndërsa për Spanjën gjetën rrjetën Alcacer dhe Sergio Ramos. Kjo ishte humbja e parë në jë ndeshje 90 minuta për “Furija Roja” që nga viti 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?