FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Enrique zbulon listën e Spanjës, nuk mungojnë surprizat

Trajneri i përfaqësueses spanjolle, Enrique publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen miqësore me Uellsin në 11 tetor dhe atë të Nations League me Anglinë në 15 tetor. Të rejat nuk mungojnë në këtë listë me asturianin që ka menduar të sjellë në skuadër, Marc Bartrën, Johhny Otton, Koken dhe Paco Alcacer që nuk ishin në skuadër në muajin shtator.

Këta futbollistë do të zëvendësojnë për ndeshjet e radhës së La Rojas të dëmtuarit Carvajal, Inigo Martinez, Sergi Roberto, Isco dhe Diego Costën. Edhe këtë radhë janë lënë jashtë skuadre portieri Pepe Reina dhe Jordi Alba, ndërkohë që janë vënë në skuadër edhe Raul Abiol e Suso, dy futbollistë që aktivizohen në Serinë A.

Kështu portierë do të jenë; kepa, De Gea, Pau Lopez. Në mbrojtje përveç Albiol, Bartres e Ottos janë grumbulluar, Gaya, Marcos Alonso, Nacho, Sergio Ramos e Azpilicueta. Në mesfushë, Kokes i bashkohen edhe Busquets, Rodri Ceballos, Thiago dhe Saul, ndërsa në sulm, përveç Alcacer e Susos janë Asensio, Morata, Rodrigo e Aspas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?