Entuziazëm për Championsin, tifozët e Interit blejnë mbi 60 mijë bileta

Rikthimi pas 6 sezonesh në Champions League, ka sjellë jo pak entuziazëm tek tifozët e Interit. Ekipi milanez do ta fillojë aventurën në kompeticionin më madhor evropian kundër Tottenham, më 18 shtator, e që tani janë shitur 60 mijë bileta.

Sigurisht, numri pritet të jetë më i madh, ku synohet të arrihet shpejt numri i 70 mijë biletave të shitura, ose në rastin më të mirë, San Siro të jetë i mbushur me ngjyrat zikaltër.

Duke parë interesin e madh që në ndeshjen e parë, pritet që të ketë interesim të madh edhe për ndeshjet kundër Barcelonës, që do të jetë më 6 nëntor, por dhe atë kundër PSV Eindhoven më 11 dhjetor. Pavarësisht nisjes aspak të mirë në kampionat me vetëm 4 pikë, tifozët kanë vendosur për të mos ta braktisur ekipin në këtë sezon të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?