Episodi i pabesueshëm/ Trashi shënon super gol, por ia mohon tifozi i tij (VIDEO)

Një episod i rrallë ka ndodhur sot në ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit Në minutën e 13-të, Lorenc Trashi ka shënuar një gol spektakolar me një gjuajtje nga distanca.

Teksa mesfushori ishte gati për të festuar, arbitri Koçi ka ndalur takimin. Një tifoz i gjendur brenda rrethimit të fushës, kishte hyrë në fushë pak sekonda përpara golit të shënuar, duke i hequr të drejtën e festës Trashit. Madje rastësia nuk mbaron këtu, pasi fanella e hedhur në fushën e lojës nga tifozit, ishte pikërisht e Trashit.

Dalipi është nervozuar nga e gjitha ajo çfarë ndodhi, por arbitri ka zbatuar rregulloren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?