Eros Grezda dënohet nga Gjykata skoceze, ja shkaku

Eros Grezda nuk e ka pasur aspak të thjeshtë përshtatejen me jetën e re në Skoci. Shqiptari u ble nga Rangersi për 2 milion euro nga skuadra e Osijekut me shpresën e mirë që të bënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, por nuk ka gjetur veten. Si të mos mjaftonin problemet që ka në fushën e lojës, shqiptari ka përfunduar dhe në gjykatën skoceze.

Grezdës iu pezullua patenta duke qenë se humbi  pikët e saj. Ai ka pak muaj që jeton në Skoci, por duket se po vuan shumë me rregullat e qarkullimit. Gjakovari kaloi një semafor me dritë të kuqe dhe u paraqit në gjykatë ku u shpall fajtor dhe iu hoq patenta për 6 muaj.

Shqiptari duhet të paguajë dhe 350 paundë gjobë për këtë shkelje. Kjo nuk ishte shkelja e parë për të, pasi më herët kishte humbur dhe 12 pikë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?