Erzeni i shkakton një tjetër humbje shokusese Kukësit, e zhyt në fundin e tabelës
Kukësi vijon të vuajë në fund të renditjes së Kategorisë Superiore, duke pësuar një tjetër humbje në javën e 17-të. “Verilindorët” u mundën 0-2 nga Erzeni në “Kukës Arena”, duke mos mundur të bëjnë atë kthesën e shumëpritur.
Pjesa e parë e takimit vijoi me barazim pa gola deri në minutën e dytë shtesë, kur Alan Calbergue u dhuroi avantazhin miqve. Në pjesën e dytë, Erzeni do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, këtë herë me Patrick Nonato që shënoi në minutën e 62-të.
Erzeni ngjitet në vend të katërt me 26 pikë, 2 pikë larg Vllaznisë së vendit të tretë. Kukësi nga ana tjetër vuan në fund të renditjes, teksa deri në këtë javë ka grumbulluar gjithsej 16 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

