Escalante shënon për Lazion, por Interi gjen tjetër gol me Lautaron (VIDEO)

Lazio dhe Interi shënojnë dy gola të tjerë në harkun e pak minutave. Në minutën e 61-të, Milinkovic-Savic ekzekuton një goditje dënimi, që devijohet nga Escalante dhe më pas shkon në rrjetën e Handanovic. Portieri i Interit është në kundërkohë.

3 minuta më pas Lukaku shpërthen në një kundërsulm, teksa në fund shërben një asist për Lautaron, që e ka të thjeshtë për të realizuar me portën e boshatisur.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?