Espanyol turpëron Atleticon e Simeones me një rezultat të pazakontë (VIDEO)
Espanyol i ka shkaktuar një humbje katastrofike Atletico Madridit, pa objektiva në fund të këtij sezoni. Vendasit kanë fituar 3-0, duke arritur në vendin e 8-të në renditje.
Në minutën e parë shtesë, Diego Godin në përpjekje për të shpëtuar ekipin e tij nga pësimi i golit, e ka dërguar topin në kuadratin e tij. Në fillimin e pjesës së dytë, Borja Iglesias shënoi golin e dytë, ndërkohë që një minutë nga fundi i kohës së rregullit ai do të shënonte golin e dytë personal nga pika e bardhë.
Një sukses i tillë është i pazakontë duke marrë në konsideratë faktin se Los Colchoneros kanë pësuar shumë pak gola gjatë gjithë sezonit. Atletico Madrid luan pa objektiva, pasi ka siguruar vendin e dytë me 74 pikë, 9 më shumë se Reali. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

