Etrit Berisha nuk mbahet më: Tani e ka radhën Juvja dhe Napoli!
Etrit Berisha ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës në fitoren e madhe të Atalantës ndaj Romës në transfertë. Portieri i kombëtares sonë po kalon një formë të shkëlqyer, teksa sot ka folur për sajtin zyrtar të klubit duke “kërcënuar” Juventusin dhe Napolin.
“Jemi një grup i madh, ishte shumë e vështirë të luaje me një futbollist më pak gjatë të gjithë pjesës së dytë. U paraqitëm shumë mirë në pjesën e parë, arritëm që të shënonim, ndërsa në të dytën u tërhoqëm për shkak se kishim një lojtar më pak. Deshëm të kundërsulmonim më shumë, nuk ia dolëm shumë mirë, por më i rëndësishëm ishte rezultati. Skuadra ka reaguar shumë mirë, kur luan kundër Romës në Romë dhe fiton me një lojtar më pak, do të thotë se ke një grup të madh.
Ne mund të bëjmë gjëra të mira, jemi në gjysmë të kampionatit. Tani të shohim, se kemi përpara një javë pushim dhe pastaj duam të rikthehemi te ky rrugëtim i mbarë. Pas pushimit kemi Napolin, Juven, dhe shumë ndeshje të bukura në të cilat dëshirojmë të jemi protagonistë. Duam të rishohim shpirtin që tregoi në këtë ndeshje skuadra”, u shpreh portieri shqiptar për mediat italiane. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

