FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europa League/ Kualifikohen në çerekfinale Lacio, Marseja dhe Lajpcig

Lacio, Marseja dhe Lajpcig janë kualifikuar për në çerekfinalen e Europa League. Lacio, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e luajtur javën e kaluar në “Olimpico”, ka fituar 2-0 në Ukrainë kundër Dinamos së Kievit. Lukas Leiva në minutën e 23-të dhe De Vrij 7 minuta nga fundi kanë shënuar golat për ekipin e Simone Inzagit. Strakosha ishte në fushë për 90 minuta, por në fund ka pësuar një tërheqje muskulore.

Marseja kanë eliminuar Atheltik Bilbaon me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Skuadra e Rudi Garcia ka fituar 3-1 ndeshjen e parë të luajtur në “Velodrome” dhe 2-1 atë të luajtur sonte.

Takimi mes Zenit dhe Leipzig është mbyllur në barazim 1-1, por gjermanët janë kualifikuar falë fitores 2-1 të marrë shtatë ditë më parë në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?