Europa League/ Zhgënjejnë Napoli dhe Lacio, Atletiko fiton me “poker” (VIDEO)
Napoli dhe Lacio zhgënjejnë në ndeshjet e para të fazës së 1/16-ve në Europa League. Skuadra e Mauricio Sarrit është mundur 1-3 në shtëpi nga Lajpcig, duke komplikuar gjithçka për ndeshjen e kthimit. Të kaltrit duket se kanë vendosur që ta mbyllin këtu aventurën në këtë kompeticion, pasi lanë pushim disa nga yjet e skuadrës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në fillimin e së dytës Ounas shënoi golin a avantazhit. Lajpcing u kundërpërgjigj mjaft dhe Bruma. Më pas do të ishte radha e verner, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje.
Lacio u mund 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë nga Steaua e Bukureshtit. Golin e vetëm e realizoi Gnohere. Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e thellë e Aytletikos në transfertë 4-1 ndaj Kopenhagen duke siguruar thuajse kualifikimin. Fisher shënoi fillimisht për vendasit, por skuadra spanjolle përmbysi rezultatin me Saul, Gameiro, Grizman dhe Vitolon. /Koha Jonë/
AEK-Dinamo Kiev 1-1
80′ Ajdarevic / 19′ Tsigankov
Sëlltik-Zenit 1-0
78′ McGregor
Kopenhagë-Atletiko Madrid 1-4
15′ Fisher / 21′ Ninguez, 37′ Gameiro, 71′ Griezmann 77′ Vitolo
Steaua Bukuresht-Lacio 1-0
29′ Gnohere
Napoli-Lajpcig 1-3
52′ Ounas / 61′, 93′ Verner, 74′ Bruma
Olimpik Lion-Vijareal 3-1
47′ Ndombele, 50′ Fekir, Depay 82′ / 64′ Fornals
Partizan Beograd-Plzen 1-1
58′ Tavamba/ 81′ Reznik
KOHA JONË SONDAZH

