FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europiani i Minifutbollit/ Kuqezinjtë sfidojnë sot Bosnjën, tjetër shans për pikët historike

Sot në orën 17:00, Shqipëria do të zbresë sërish në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë në Grupin C, të Kampionatit Europian të Minifutbollit. Kuqezinjtë do të kenë përballë skuadrën e Bosnjë Hercegovinës.

Një ndeshje shumë e vështirë për përfaqësuesen tonë, pasi kundërshtarët janë të një niveli shumë të lartë dhe renditen në vendin e katërt në klasifikimin europian.

Megjithatë, Shqipëria do të kërkojë të bëjë surprizën, ku do të tentojë të marrë suksesin e parë në këtë event ndërkombëtar, që do të ishte diçka fantastike. Kujtojmë që edhe kjo ndeshje, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të Shqipërisë, do të transmetohet “live” në RTSH Sport dhe “SuperSport”./panoramasport/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?