“Eurosport” masakron Hysajn: Ronaldo u tall me të, shpejt humb vendin e titullarit

Dita e sotme nuk ishte ndër më të mirat për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare u pa në vështirësi të dukshme në ndeshjen ndaj Juventusit dhe sidomos në përballjen direkt me Cristiano Ronaldon.

“Eurosport” nuk ka kursyer futbollistin shqiptar dhe i ka vënë një notë shumë të ulët, duke parashikuar se me këto ritme, nuk do ta shohë më vetën në formacion.

“Elseid HYSAJ 4,5 – Kristiano Ronaldo u tall me të në aksionin e golit të barazimit. Pastaj nuk shtyn kurrë përpara. E mbyll në të majtën pas kartonit të kuq të Mario Rui dhe hyrjes në fushë të Malkuit. Një lojtar, i cili me sa nuhatet, shpejt mund t’i rrëmbejë vendin në formacion”, shkruan portali i njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?